Rikthimi fjalëkalimit në platformën tonë është shumë i thjeshtë, klikoni tek Hyr në të djathtë në fillim të faqes ose klikoni në linkun: https://tidi.globalassistance1st.com/zona-e-klientit/!
Klikoni tek REGJISTROHU ose tek HYR, klikoni tek KAM HUMBUR FJALEKALIMIN dhe VENDOSNI USERNAME ose E-MAIL me të cilin ju jeni regjistruar në platformën tonë.
Në fund klikoni butonin DËRGO.
Si të rikthejmë Fjalëkalimin (VENDSJA E FJALËKALIMIT TË RI)
Pasi të keni vendosur saktë username ose emailin tuaj klikoni butonin DËRGO. Sistemi do ju konfirmojë saktësinë e veprimit tuaj, nëse username ose emaili që keni vendosur është i saktë do ju shfaqet mesazhi “Instruksionet u derguan me e-mail!” dhe ju mund të kontrolloni emailin tuaj për të rikthyer passwordin. Nëse ju shfaqet mesazhi “ERROR: There is no account with that username or email address.”, ju duhet të siguroheni që keni vendosur saktë username ose email-in tuaj. Sistemi e shfaq këtë mesazh në çdo rast kur ju keni vendosur gabim fjalëkalimin ose emailin tuaj.
Menjëherë pasi të keni vendosur saktë username ose emailin tuaj, jeni të lutur të kontrolloni emailin tuaj për të marrë aksesin në llogarinë tuaj. Nëse emaili i dërguar nga platforma jonë nuk gjendet në inbox, Ju lutemi kontrolloni rubrikën “spam” dhe ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
Në fillim klikoni tek rubrika inbox dhe vazhdoni me ricaktimin e fjalëkalimit. Nëse emaili i dërguar nga sistemi ynë nuk gjendet në inbox, kaloni tek rubrika spam dhe hapeni emailin me subjekt “[TIDI] Ricaktim Fjalëkalimi”, më pas klikoni tek Looks safe dhe në fund tek Not spam. Pas këtij hapi emaili është aktivizuar dhe ju mund të kaloni tek rubrika inbox për të vazhduar.
Pasi të keni klikuar linkun specifik do ju hapet mundësia për të vendosur një fjalëkalim të ri. Pasi të shkruani Fjalëkalimin e ri, klikoni RESTORE. Menjëherë pasi të keni vendosur saktë një password të ri do ju shfaqet mesazhi FJALEKALIMI U NDRYSHUA. Tani mund të kaloni tek zona premium (https://tidi.globalassistance1st.com/zona-e-klientit/) dhe të vendosni username dhe passwordin e ri për t’u loguar.
Me këtë regjistrim llogaria juaj do të jetë përsëri e aksesueshme nga ju edhe për qëllime të tjera pa patur nevojë që të regjistroheni sërish në platformën tonë. Këtë llogari ju mund ta përdorni për të blerë produkte dhe shërbime si edhe abonime premium për filma, etj!
Në fund të faqes ndodhen edhe opsione të tjera të aksesimit të platformës tonë për produkte dhe shërbime të ndryshme:
Bëhu Trajner; Ky opsion shërben për të gjithë ata profesionistë, të cilët duhet të regjistrohen për t’u bërë trajnerë në platformën tonë.
Aplikime; Këtu mund të aplikoni për t’u bërë vullnetarë ose opsione të tjera ekzistuese për t’u bashkuar me skuadrën e Tidi.AL.
Zona për Affiliate; Çdo person i cili dëshiron të referojë dikë në faqen tonë mund të fitojë 10% për çdo blerje që realizohet në faqen tonë dhe mudn të përfitojë bonuse dhe oferta të ndryshme.
Zona e klientit (kurse/trajnime); këtu mund të aksesini kurset dhe trajnimet dhe ofertat tona, gjithashtu, këtu do ju shfaqen të gjithë kurset dhe trajnimet që ju keni blerë tek Tidi.AL.
Llogaria (filma/produkte); Këtë llogari ju mund ta përdorni për të blerë produkte dhe shërbime si edhe abonime premium për filma, etj.
Shporta; Gjatë procesit të blerjes mund të kaloni tek shporta prë të verifikuar produktet që dëshironi të bleni.
Icona 1; Kaloni direkt në home (në faqen kryesore);
Icona 2; Zona Premium, Kurse, Trajnime, etj;
Icona 3; Zona për Affiliate;
Icona 4; Llogaria (filma/produkte);
Icona 5; Shporta.
Misioni ynë është t’ ju vijmë në ndihmë të gjithë shqiptarëve, pa barriera gjeografike, duke ju ofruar mundësinë të mësoni gjithçka që ju nevojitet, kudo që jeni, në kohë reale.
Misioni ynë është t’ ju vijmë në ndihmë të gjithë shqiptarëve, pa barriera gjeografike, duke ju ofruar mundësinë të mësoni gjithçka që ju nevojitet, kudo që jeni, në kohë reale.
Copyright © 2022 TIDI.AL – Të Drejtat E Rezervuara! Platforma e parë dhe e vetme në Shqip, ku ju do të gjeni trajnime nga të gjitha fushat! Tidi.al akademia juaj Online!
We will call you back soon