Regjistrimi si Affiliate në platformën tonë është shumë i thjeshtë, klikoni Affiliate në menu (në fillim të faqes) ose në fund të faqes tek Zona për Affiliate, dmth tek linku: https://tidi.globalassistance1st.com/affiliate-area/. Nëse nuk jeni të regjistruar në platformën tonë, pra nëse nuk keni llogari tek tidi.al vazhdoni me plotësimin e informacioneve tuaja për Affiliate, gjithashtu llogaria juaj do shërbejë edhe për të aksesuar zonën premium të platformës:
Pasi të keni plotësuar me sukses informacionet për Llogarinë Affiliate, klikoni Regjistro Llogarinë Tënde.
Informacionet e mësipërme duhet të plotësohen vetëm në rastin kur ju regjistroheni për herë të parë në faqen tonë. Nëse jeni të regjistruar më parë sistemi nuk do i pranojë këto informacione dhe do ju kërkojë të logoheni me të dhënat tuaja. Pra, duhet të kaloni mëposhtë për tu loguar në sistem me të dhënat tuaja:
Nëse rezulton që jeni të regjistruar më parë në sistem dhe nuk mundeni të logoheni në sistem, ju duhet të klikoni Rikthim Passwordit, poshtë LOG IN. Nëse ju duhet ndihmë rreth procesit të rikthimit të passwordit vizitoni faqen ndihmëse: Reset Password (Rikthe Aksesin).
Pasi të jeni futur në sistem kthehuni për të përfunduar procesin e regjistrimit tek: https://tidi.globalassistance1st.com/affiliate-area/:
Para se të Regjistroheni si Affiliate ju inkurajojmë të klikoni dhe më pas të lexoni Lexo “Kushtet dhe termat për affiliate” *.
Rregullat për Affiliate gjenden në këtë faqe: https://tidi.globalassistance1st.com/kushtet-dhe-termat-per-affiliate/. Tani llogaria juaj është aktivizuar, juve do ju shfaqet paneli i kontrollit dhe opsionet për të përdorur llogarinë tuaj Affiliate. Ju do keni një link unik tuajin, URL unike, dhe këtë link ju mund ta shpërndani kudo që të mundeni.
Bli Kurse / Trajnime
Për të blerë Kurse ose Trajnime në platformën tonë ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
Pasi të jeni futur me sukses në zonën premium : https://tidi.globalassistance1st.com/zona-e-klientit/, do ju shfaqet paneli i mëposhtëm:
Më pas vazhdoni me blerjen e Kursit:
Pasi të klikoni Bli Kursin, do kaloni automatikisht tek shporta, ju mund të vazhdoni me blerjen e trajnimit ose të ktheheni tek trajnimet e tjera dhe të shtoni trajnime të tjera në shportë për t’i blerë ato së bashku më pas:
Tani është hapi i radhës, plotësoni të dhënat tuaja, të cilat nevojiten për të procesuar pagesat:
Pasi të keni plotësuar saktë të gjitha informacionet tuaja klikoni në të djathtë tek butoni BLI ME KARTE. Tani kaloni tek kursi që keni blerë ose tek Zona Premium: https://tidi.globalassistance1st.com/zona-e-klientit/!
Shiko Kurset / Trajnimet
Pasi të jeni regjistruar në platformën tonë është shumë e thjeshtë që të logoheni në zonën premium, klikoni Hyr tek butoni në të djathtë në fillim të faqes ose klikoni në linkun: https://tidi.globalassistance1st.com/zona-e-klientit/! Pasi të keni blerë kurset tona, klikoni tek Fillo Kursin dhe ju shfaqet pamja e njëjtë si mëposhtë:
Nëse dëshironi të modifikoni të dhënat e profilit tuaj dhe detajet e llogarisë klikoni tek ikona e settings në të djathtë lartë, ose klikoni në linkun: https://tidi.globalassistance1st.com/zona-e-klientit/#settings.
Pasi të keni kompletuar komplet trajnimin juve do ju gjenerohet automatikisht nga sistemi Çertifikata e Pjesëmarrjes me emrin tuaj.
Llogaria juaj do të jetë e aksesueshme nga ju edhe për qëllime të tjera pa patur nevojë që të regjistroheni sërish. Këtë llogari ju mund ta përdorni për të blerë produkte dhe shërbime si edhe abonime premium për filma, etj!
Në fund të faqes ndodhen edhe opsione të tjera të aksesimit të platformës tonë për produkte dhe shërbime të ndryshme:
Bëhu Trajner; Ky opsion shërben për të gjithë ata profesionistë, të cilët duhet të regjistrohen për t’u bërë trajnerë në platformën tonë.
Aplikime; Këtu mund të aplikoni për t’u bërë vullnetarë ose opsione të tjera ekzistuese për t’u bashkuar me skuadrën e Tidi.AL.
Zona për Affiliate; Çdo person i cili dëshiron të referojë dikë në faqen tonë mund të fitojë 10% për çdo blerje që realizohet në faqen tonë dhe mudn të përfitojë bonuse dhe oferta të ndryshme.
Zona e klientit (kurse/trajnime); këtu mund të aksesini kurset dhe trajnimet dhe ofertat tona, gjithashtu, këtu do ju shfaqen të gjithë kurset dhe trajnimet që ju keni blerë tek Tidi.AL.
Llogaria (filma/produkte); Këtë llogari ju mund ta përdorni për të blerë produkte dhe shërbime si edhe abonime premium për filma, etj.
Shporta; Gjatë procesit të blerjes mund të kaloni tek shporta prë të verifikuar produktet që dëshironi të bleni.
Icona 1; Kaloni direkt në home (në faqen kryesore);
Icona 2; Zona Premium, Kurse, Trajnime, etj;
Icona 3; Zona për Affiliate;
Icona 4; Llogaria (filma/produkte);
Icona 5; Shporta.
Misioni ynë është t’ ju vijmë në ndihmë të gjithë shqiptarëve, pa barriera gjeografike, duke ju ofruar mundësinë të mësoni gjithçka që ju nevojitet, kudo që jeni, në kohë reale.
Misioni ynë është t’ ju vijmë në ndihmë të gjithë shqiptarëve, pa barriera gjeografike, duke ju ofruar mundësinë të mësoni gjithçka që ju nevojitet, kudo që jeni, në kohë reale.
Copyright © 2022 TIDI.AL – Të Drejtat E Rezervuara! Platforma e parë dhe e vetme në Shqip, ku ju do të gjeni trajnime nga të gjitha fushat! Tidi.al akademia juaj Online!
We will call you back soon