VALBONË 2023

L43,300.00

PSE DUHET TË MARRËSH PJESË

Duhet të jesh në këtë retreat nëse të nevojitet:

  • Të marrësh energji të reja
  • T’i rikthehesh biznesit/punës tënd/e më kreativ dhe me ide të freskëta
  • Të takosh partnerë të rinj biznesi me të cilët mund të bashkëpunosh
  • Je i lodhur nga rutina jote
  • Të takosh njerëz të rinj që janë në frymën e vetëzhvillimit
  • Të tejkalosh limitet e tua
  • Të argëtohesh për 3 ditë pa e vrarë mendjen për asgjë
  • Të mësosh si të lësh pas të shkuarën dhe të ecësh përpara
Kategori:

Përshkrim

ÇFARË PËRFSHIHET

  • 2 mëngjese, 3 dreka, 2 darka
  • Trajnim ekskluziv nga Ermal Mamaqi
  • Meditim unik nga Mjeshtri Sheki
  • Akomodimi 2 netë në Valbonë
  • Transporti me autobus komod
  • Udhëtimi me varkë në Koman – Lumi i Shalës – Fierzë
  • Aktivitete fizike – Hiking, ushtrime, lojëra

Një eksperiencë unike për të gjithë pjesëmarrësit, e cila do t’i bëjë të përjetojnë emocione, dhe të nxiten për të marrë veprim për të kaluar në një nivel më të lartë në punën dhe jetën e tyre.

Në këtë trajnim ekskluziv do të prekësh zemrën tënde, do afrohesh më shumë me paqen e brendshme dhe do t’i japësh zgjidhje disa situatave që po të mundojnë në lidhje me veten, marrëdhëniet, të shkuarën apo çdo gjë tjetër që po të mban peng.

Trajnimi është i thjeshtë për t’u kuptuar dhe aplikuar, dhe do të lërë gjurmë tek ti,  jo vetëm si një kujtim prekës, por dhe si një pikë kthese në jetën tënde.