Kushtet dhe termat për affiliate

Ju mund të gjeneroni të ardhura pasive duke ndihmuar njerëz të tjerë të çlirojnë potencialin e tyre dhe të arrijnë sukses.

Në momentin që ju vendosni të jeni affiliate në platformën Tidi.al merrni të drejtën për shitjen e kurseve dhe trajnimeve që janë aty.

Ju krijohet një link unik i cili identifikon në kohë reale shitjet që janë bërë nga ju si dhe komisionet që ju përkasin për secilën shitje.

Komisioni juaj është 10% për secilën nga paketat që shisni. Të gjitha shitjet që ju do të realizoni do të shfaqen në profilin e krijuar nga ju në platformë, ku do të keni akses në kohë reale. E gjitha që ju duhet të bëni është që të shpërndani linkun tuaj unik në çdo mënyrë që ju keni mundësi.

Komisionet do të kalojnë tek ju një herë në muaj deri më datë 5 të çdo muaji. Vlera minimale e komisionit që mund të paguhet është 100 Euro. Në rastet kur kjo vlerë nuk është arritur pagesa akumulohet për muajin në vijim.